Arinaldo Rrapaj shënoi një gol në fitoren 2-0 të Partizanit ndaj Teutës, sukses ky që i dha kampionatin të kuqve.

“Jam shumë i lumtur, që ndihmova ekipin të fitoj me golin e shënuar. Jam shumë i lumtur për veten dhe të gjithë çunat, që arritëm të fitonim titullin kampion pas shumë sakrificash. Jam afruar më shumë drejt portës dhe prandaj po gjej më shumë rrugën e rrjetës në këto ndeshjet e fundit. Jam munduar që të jap maksimumin në çdo ndeshje. Kuptohemi shumë mirë me shokët dhe prandaj kemi arritur që të fitojmë këtë titull kampion.

Nuk u transferuar në janar dhe u shpallët kampion? Më mirë kështu, sepse fitimi i titullit është diçka që nuk do ta harroj kurrë. Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj” – tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: