Një 74-vjeçar nga Kuçova, i identifikuar si shtetasi Lefter Toli, është gjetur i vdekur në një arë në këtë fshat. Trupi i tij u gjet pa shenja jete nga banorët e zonës, që kanë njoftuar më pas policinë.
Gazetarja Eneida Petova raporton për News24, se pas gjetjes, trupi është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët kanë pohuar se kjo ishte rruga që ai bënte çdo ditë pasi shkonte për peshkim.

Mësohet se në trupin e 74-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprikisht dyshohet se vdekja e tij mund të jetë shkaktuar si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë që viktima është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat ku do t’i kryhet autopsia mjeko-ligjore, burime zyrtare të policisë konfirmojnë se po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb