Analisti Genc Burimi ka komentuar lirimin sot të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, duke shprehur rezerva për sistemin e drejtësisë.

Në një lidhje skype për “News24”, Burimi u ndal te kalvari i Tahirit në seancat gjyqësore, nga 12 vitet burg që kërkoi prokuroria, deri te dënimi me 3 vite e 4 muaj burg.

“Është një vendim që nuk do të kontribuojë tek besimi i shqiptarëve tek drejtësia e re. Ishte i pakët edhe pse u reklamua e shumë forcë, por që tashmë sa vjen dhe ulet. Në fillim u kërkua 12 vite burg për Saimir Tahirin”, ka thënë ai.

Gjithashtu theksoi se sheh një mosbesim tek drejtësia e re, duke shtuar se pas akuzave ndaj tij për trafik drogë, ka bërë një vit e gjysmë burg.

“Tani është edhe rasti i Belerit, arsyeja është se Tahiri mesa di ka paraqitur prova mjekësore, duke pretenduar se nuk mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në qeli. Pra e njëjta kërkesë u paraqit edhe nga avokati i Belerit që me rastin e këtij të fundit shoh një trajtim të ndryshëm. Nuk trajtohet njësoj Beleri si Tahiri apo si një qytetar i thjeshtë.”, ka thënë ai.

Dy vjet që I mbetën për të bërë Tahirit në shtëpi do të përkojnë fill me hapjen e fushatës apo me zgjedhjet e 2025. Rama nuk besoj se do ta ndër

Shihni një rikthim të figurës së tij, apo e shihni politikisht të djegur?

Burimi: Sa të jetë Rama jo, e sheh më tepër si disavantazh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb