Tirana ka vijuar përgatitjet edhe dje me dy seanca. Stafi teknik me në krye Maganin ka punuar paradite më së shumti në karakterin fizik, teksa stërvitja u zhvillua në rërë. Ndërsa seanca e pasdites u zhvendos në Kavajë, në stadiumin “Besa”. Sikundër është programuar, sot bardheblutë do të realizojnë miqësoren e parë në Durrës, atë kundër vendësve të Teutës (në orën 13:00). Grupi edhe dje nuk ka qenë i plotë, ndonëse lajmi i mirë është që Bulku dhe Kalari kanë nisur stërvitjen me pjesën tjetër. Sakaq, Karabeci vazhdon të stërvitet i diferencuar për shkak të problemit që ka me pubalgjinë. Në të njëjtën situatë është edhe Kërçiku që ndien ende probleme në gju. Në fakt, mesfushori në fundjavë do të niset në Austri për një kontroll më të hollësishëm.
(d.b/BalkanWeb)
