Alexis Mac Allister është futbollist i Liverpool. Klubi i kuq ka zyrtarizuar firmën me argjentinasin, nëpërmjet kanaleve zyrtare. Sipas asaj që shkruhet, bëhet fjalë për një marrëveshje afatgjatë dhe për një tarifë të pazbuluar ende.

Mesfushori 24-vjeçar spikati me Brighton këtë sezon, duke zhvilluar 35 ndeshje në elitën angleze. Mac Allister ishte pjesë e kësaj skuadre që nga viti 2020, kur u transferua nga Boca Junior. Kujtojmë që lojtari ka luajtur edhe për Argjentinën gjatë Botërorit të Katarit, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për fitimin e këtij kompeticioni.

“Që kur fitova Kupën e Botës, thashë se dua të fitoj më shumë trofe dhe mendoj se ky klub do të më ndihmojë ta bëj këtë – ky është qëllimi dhe kur je në një klub të madh si ky, duhet të fitojnë trofe. Pra, kjo është ajo që dua” – Tha ai pas kalimit te Liverpool.

Ky është argjentinasi i shtatë që firmos për Liverpool.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb