Një 55-vjeçar nga Himara ka përfunduar në spital pas një konflikti për motive të dobëta me një shtetas 23-vjeçar.
Sipas policisë së qytetit bregdetar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kampit”, në Dhërmi pas konfliktit i riu ka goditur me grushte 55-vjeçarin me iniciale A. M duke e dëmtuar rëndë në kokë.
Mësohet se 55-vjeçari është identifikuar si shtetasi Asllan Mecaj nga Tirana.
Sakaq, vijon kontrolli i zonës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.