Presidenti rus Vladimir Putin tha se kundërofensiva ukrainase ka filluar, por nuk është e suksesshme.

“Mund të thuhet me siguri absolute se kundërofensiva ka filluar,” tha Putin në margjinat e një konference në Soçi ditën e sotme, duke pretenduar se kjo “dëshmohet nga përdorimi i rezervave strategjike”.

“Mund të thuhet se të gjitha përpjekjet kundërsulmuese të bëra deri më tani kanë dështuar. Por potenciali sulmues i regjimit të trupave të Kievit mbetet ende. Trupat ukrainase nuk i kanë përmbushur detyrat që u janë caktuar në asnjë nga sektorët kryesorë. Kjo është një gjë absolutisht e dukshme”, tha Putin.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Brigada e 47-të e Mekanizuar e Ukrainës kishte pësuar humbje të mëdha të personelit dhe armëve në katër përpjekje të veçanta për të thyer linjat ruse. Të gjitha përpjekjet kishin dështuar, tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb