Si Ukraina ashtu edhe Moska kanë njoftuar kthimin e afro 100 ushtarëve të marrë si pengje lufte nga secila palë ditën e sotme.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas u kthyen në shtëpi pas shkëmbimit të kryer me Moskën.
Ai tha se ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia, duke përfshirë disa të plagosur.
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se 94 rusë që ishin kapur nga pala ukrainase u liruan pas negociatave dhe do të dërgoheshin për ekzaminim mjekësor.
