DIVJAKE- Kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha për abuzime me tenderat. Duke i cilësuar shpifje deklaratat e Berishës, kryebashkiaku i Divjakës tha se procedurat e tenderimit janë zbatuar sipas ligjit.
Në fjalën e tij në Kuvend, por edhe pas ndërprerjes së seancës, Berisha akuzoi Kokoneshin dhe deputetin e Divjakës Erjon Braçe se kanë abuzuar me tenderat duke “bashkëndarë 1 mln dollarë”.
Berisha tha se disponon dokumente ku shihet sesi tenderat janë fituar nga kompani që kanë dhënë ofertën më të lartë, duke akuzuar me tej se deputeti i zonës “ka mbyllur gojën ndaj këtyre fakteve pasi janë bërë pazare”.
Por kreu i Bashkisë së Divjakës, i ka kërkuar Berishës që “të gjejë fakte e prova, para se të akuzojë”
“Unë vij nga një familje e nderuar. Berisha të gjejë fakte e prova, para se të akuzojë. shih të gjitha dokumentet e përdoruara”, tha Fredi Kokoneshi.
(el.sp/BalkanWeb)
