Brazili është i fiksuar pas Carlo Ancelottit. Kombëtarja Selecciao janë pa trajner qysh prej largimit të Tite dhe afrimi në pankinë i teknikut Ancelottit duket zgjidhja e duhur.

Presidenti i Federatës së Brazilit, Ednaldo Rodrigues po insiston për arritjen e një marrëveshje me numrin një të pankinës së Real Madrid.

“Ancelotti është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe do të ishte bukur të trajnonte një nga Kombëtaret më të mira në botë, pa i hequr asnjë meritë trajnerëve të tjerë dhe Kombëtareve të tjera. Jam këtu me Luis Rubiales që është një mik i mirë i Florentino Perezit dhe do t’i kërkoj që t’i thotë një fjalë të mirë Perezit për të lënë të lirë Ancelottin” – tha Ednaldo Rodrigues.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: