Lucas Hernandez dhe Bayern Munchen zhvilluan sot takimin mes tyre, ku temë diskutimi ishte e ardhmja e lojtarit. Mbrojtësi anësor si duket nuk ka ndërmend të qëndrojë te kampionët e Gjermanisë dhe u ka komunikuar drejtuesve se kërkon të largohet.
Pavarësisht kontratës së vlefshme deri në vitin 2024, Lucas Hernandez nuk dëshiron ta respektojë dhe do largimin që në këtë verë. Francezi ka shprehur dëshirën për një transferim te PSG, në Ligue 1.
27-vjeçari ka luajtur vetëm 7 ndeshje këtë sezon me Bayernin, pa mundur dot të jetë protagonist, pasi nuk ka shënuar ndonjë gol dhe as nuk ka provuar shijen e asistit.
(BalkanWeb)
