Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që lidhen me anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
I pari i PDK-së e ka quajtur “alarmuese” anulimin e mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri.
Krasniqi ka thënë se në kohën kur aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, Kosova ka nevojë për Shqipërinë.
“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!”, ka shkruar Krasniqi.