Një hetim i nisur që nga dhjetori që lamë pas nga Seksioni kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës, u finalizua ditën e djeshme me arrestimin e 5 personave, si dhe u shpall në kërkim një tjetër. Të rinjtë merrnin lëndën narkotike kokainë në Shijak dhe e sillnin atë në Tiranë, duke e shpërndarë më pas në lokalet e natës në kryeqytet, në doza të vogla.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se ata operonin në aksin Tiranë-Durrës që prej një periudhe të gjatë kohore.

  • foto galeri

Ditën e djeshme, përmes metodave speciale të hetimit, agjentët e antidrogës lokalizuan dhe arrestuan në flagrancë këta shtetas, të cilët mbanin me vete edhe një sasi të konsiderueshme. Plot një kilogram, sasi e cila kap vlerën e tregut të mbi 50 mijë euro.

Gjate këtij operacioni u bë i mundur arrestimin i shtetasve:

  1. Mario Dema, 27.04.1991, lindur dhe banues Rrashbull, Durres.
  2. Ergi Saliu, dtl 07.01.1994, lindur Durres dhe banues Shijak.
  3. Erges Nexhipi, dtl 18.10.1999, lindur dhe banues ne Durres, lagjia 7.
  4. Brajan Lala, dtl 05.10.1999, lindur dhe banues ne Durres.
  5. Ledjo Gashi, dtl 17.07.1997, banues Shijak lagjia “Popullore”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb