Pas tragjedisë me 79 viktima në brigjet greke, ka reaguar edhe ministri grek Nikos Dendias.
“Kjo ngjarje e rëndë thekson nevojën për të pasur një përgjigje të unifikuar evropiane ndaj emigracionit. Anija e mbytur me emigrantët na shkakton trishtim të madh. Në të njëjtën kohë, ajo nxjerr në pah në mënyrën më tragjike çështjen e rrjeteve kriminale të trafikut, të cilat nuk respektojnë aspak vlerën e jetës njerëzore”, është shprehur Dendias.
Ministri grek gjithashtu thekson nevojën për të pasur një përgjigje të unifikuar evropiane, si dhe bashkëpunim ndërkombëtar për luftën kundër emigracionit.
(BalkanWeb)
