Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i bëri thirrje Europës që të bashkohet për të krijuar një politikë efektive për emigracionin në mënyrë që të parandalojë lëvizjet e kundërligjshme.
Kjo deklaratë e tij vjen menjëherë pas tragjedisë së ndodhur në brigjet greke, ku një anije me 400 emigrantë u mbyt dhe të paktën 49 persona humbën jetën. Mediat greke raportojnë se ka shkuar në 9 numri i trafikantë të arrestuar të përfshirë në këtë tragjedi.
“Jemi në kontakt me autoritetet greke, por le të jemi të sinqertë. Ky nuk është një problem grek. Është evropian. Mendoj se është koha që Evropa në solidaritet, të përcaktojë një politikë efektive emigracioni në mënyrë që një aksident i tillë të mos përsëritet”, ka thënë Guterres.
(BalkanWeb)
