Lajme të rëndësishme vijnë në kampin e PSG. Parisenët duket se kanë vendosur për sa i përket pankinës. Sipas mediave klubi do të shkarkojë Galtier për të emëruar kështu Luis Enriquen.

Kampionët e Francës e konsiderojnë Luis Enriquen si trajnerin ideal pasi ka përvojë në Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin e fitoi me Barcelonën.

Ajo që ka shtyrë klubin të shkojë drejt kësaj zgjedhje ka të bëjë edhe me faktin se Enrique menaxhon mirë situatat në dhomën e zhveshjes. Skuadra e Ligue 1 ka vendosur të pranojë kushtet që “timoneri” u ka kërkuar, të vetëdijshëm se koha po mbaron dhe jemi vetëm disa javë para sezonit përgatitor.

Enrique vjen pas një përvoje te Spanja, ekip nga i cili u divorcua pas dështimit në Botëror.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: