Brazili është në kërkim të një trajneri, që prej largimit të Tite. Kombëtarja Selecciao dëshiron të ulë në pankinë trajnerin e Real Madrid, Carlo Ancelotti, por ende nuk ka bindur dot teknikun. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka folur sërish për këtë temë në një intervistë për “AS”.

“Kur lojtarët që kanë luajtur me Ancelottin. thonë se është trajneri ideal dhe kur e thonë edhe ata që nuk kanë luajtur kurrë me të dhe do të donin të luanin me të, priret ta besoj edhe unë. Për momentin ai është trajneri perfekt për Kombëtaren braziliane.

“Guardiola? Unë kurrë nuk kam folur me Guardiolan, ne e dimë se ai u rinovua me City-n dhe se synimi i tij për momentin është të vazhdojë në Evropë. Mua më pëlqen shumë Mourinho, ai është një trajner i madh, ai ka një histori të rëndësishme dhe ka shumë dëshmi nga lojtarë të ndryshëm që kanë luajtur me të” – Tha ai.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: