Trupi i një gruaje është gjetur në zonë në Alikës në Greqi. Autoritetet greke dyshojnë se trupi i pajetë i përket 27-vjeçares e cila u raportua e zhdukur.

Sipas informacioneve trupi i 27-vjeçares nga Polonia u gjet nga një person. Trupi u gjet në një pemë e mbështjellë me qesë dhe e mbuluar me disa degë.

Zona ku është gjetur ishte rreth 1 km nga shtëpia e 32-vjeçarin nga Bangladeshi. Ndërkohë pritet identifikimi nga partneri i vajzës polake.

Ndërkohë hetimet për të 32-vjeçarit nga Bangladeshi kanë përfshirë edhe shokun  e tij, ky i fundin një pakistanez.

Zhdukja e 27-vjeçares u denoncua në polici nga partneri i saj javën e kaluar

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb