KFOR-i ka lejuar policinë e Kosovës që të kalojë në Leposaviç. Mediat në Kosovë shkruajnë se njësitë speciale të Kosovës kanë kaluar pengesën e vendosur tek “Nothing Hill” dhe janë nisur drejt komunës së Leposaviç.

Por bëhet me dije se KFOR ka marrë vendim për të mos lejuar ministrat dhe zyrtarët e lartë shtetërorë të vizitojnë kryetarin e ‘bllokuar’ në Lepasoviç.

KFOR-i ka bërë me dije se një vendim i tillë është marrë pasi theksojnë se vizita të tilla mund të provokojnë situatën aktuale e cila është e tensionuar dhe se nuk ka siguri për veprime të tilla.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: