Në prag të largimit nga Shqipëria, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka darkuar mbrëmë me kryetaren e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku.
Kryediplomatja amerikane në Tiranë dhe deputetja demokrate janë parë rreth orës 20 në një nga restorantet e ish-bllokut.
Ambasadorja Kim është duke zhvilluar takimet e fundit me përfaqësues të opozitës, Presidentin e Republikës Bajram Begaj, ndërsa kujtojmë se javën e kaluar ka darkuar me kryeministrin Edi Rama.
Sa i përket opozitës, ambasadorja Kim ka zgjedhur pikërisht deputeten demokrate, Jorida Tabaku për tu takuar përpara se të rikthehet në Uashington ku do të marrë një post të rëndësishëm në departamentin amerikan të shtetit.

(BalkanWeb)
