BRUKSEL – Mohamed Abrini, një prej të dyshuarve kryesorë të sulmeve terroriste në Paris, u arrestua sot, bëri të ditur televizioni VRT.
Në këtë fazë të hetimit nuk është dhënë asnjë detaj mbi vendndodhjen dhe kushtet në të cilat u krye arrestimi i Mohamed Abrini-t, shtetasi belgo-maroken 30-vjeçar, person i afërt me vëllezërit Abdeslam, i cili është parë në shoqërinë e tyre në mënyrë të përsëritur përpara sulmeve terroriste.
“Ai u arrestua në komunën Anderlecht pranë Brukselit”, njoftoi VRT-ja
Më 10 dhe 11 nëntor, Mohamed Abrini i shoqëroi terroristët e Parisit me autoveturë ndërsa kryen dy itinerare vajtje-ardhje midis Parisit dhe Brukselit, për të marrë me qira dy shtëpi, disi të izoluara në rajonin parizien.
Më datë 12, Mohamed Abrini është identifikuar në Belgjikë në një pikë karburanti pranë kufirit francez në një nga autoveturat shoqëruese që po transportonin agresorët në Paris.
Nga ana tjetër, Prokuroria belge njoftoi kryerjen e disa arrestimeve si pjesë e hetimit në lidhje me sulmet e 22 marsit në Bruksel, ku u regjistruan 32 të vdekur.
“Prokuroria federale njoftoi për disa arrestime të kryera në mesditë në kuadër të hetimit për sulmet terroriste në aeroportin kombëtar në Zaventem dhe në Bruksel, metronë Maelbeek”, bëri të ditur prokuroria, duke refuzuar për momentin të jepte informacione të mëtejshëm për këtë çështje.
http://www.dailymotion.com/video/x433hol_mohamed-abrini-arrestimi_news
(er.nu/BalkanWeb)
