TIRANE – Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për tre zyrtarët e IQT-së, Sandër Prenga, Alton Kasembi dhe Dorian Flamuraj, të cilët për dyshohen për “korrupsion pasiv”.

Tre inspektorë të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), u arrestuan pas një hetimi disa¬mujor pasi abuzonin me kontrollet në karburante duke fshehur shkeljet kundrejt ryshfetit. Në kërkesën e prokurorisë, mësohet se janë cituar veç të tjerave edhe disa përgjime që janë bërë ndaj të pandehurve.

Në një rast njëri nga të akuzuarit, ka folur me tjetrin duke i thënë “Masakroje atë subjektin ose të përgjigjet për muhabetin që kemi bërë më parë” Inspektorët kanë shkuar për kontroll në një subjekt dhe më pas komunikojnë me njëri tjetrin. ku njëri i thotë tjetrit “që masakrojë atë (subjektin e karburantit), ose të përgjigjet për muhabetin që ka bërë me qëllim dhënien e parave”.

Përgjimet
A: Në Yzberisht e kapëm një me këto pisllëqet, kurse një tjetër ishte që e mbushte nëpër bahçe. Ore ne për shtetin punojmë. Po pse ne nuk duam gjë për vete???» (Më pas një nga inspektorët e arrestuar duke folur me pronarin e një karburanti në Laç i kërkon të pinë kafe).
B: Më prit që të bie ato lekët se i kam gjetur.
A: Mos më shkruaj kështu në telefon, por takohemi nesër në mëngjes kur të iki në punë . Të nesërmen herët në mëngjes, takohet Inspektori Sander Prenga dhe administratori te karburanti. Hetimi ka zbardhur një rast kur një inspektor shkon për kontroll te karburanti “E….”. por teksa bënte kontrollin aty e telefonon një koleg dhe i thotë: “Ky subjekt është nga ajo lista që kemi te zyra dhe thuaj qe te kam çuar unë për mik”.
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb