Pepe Reina nuk e ka ndërmend të ndalet. Portieri i njohur u mendua se do ta mbyllte me futbollin e luajtur në moshën 40-vjeçare, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi sot ka firmosur rinovimin e kontratës me Villareal, edhe për një sezon. Pepe ka mbrojtur më parë portën e Milanit, Napolit dhe Bayern Munchen në Gjermani.

“Villarreal CF ka nënshkruar një marrëveshje rinovimi me Pepe Reina, i cili do të vazhdojë të jetë i lidhur me klubin gjatë sezonit 2023/24.
Portieri, i cili iu bashkua skuadrës verën e kaluar, luajti gjithsej 32 ndeshje këtë edicion: 22 ndeshje në La Liga, 7 në Ligën e Konferencës dhe 3 në Copa del Rey” – Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: