Kalidou Koulibaly do të firmosë për Al Hilal në Arabinë Saudite. Pas vetëm një sezoni te Chelsea në Londër, mbrojtësi i njohur senegalez ka zgjedhur të transferohet në Saudi Proffesional League.

Siç shihet në video, Koulibaly ka mbërritur në Riad për të kryer vizitat mjekësore me Al Hilal. Këta të fundit përfunduan kampionatin në vendin e 3-të dhe synojnë që edicionin që vjen të jenë kampionë.

Kjo merkato pritet të jetë e madhe. Jo vetëm Koulibaly por në Prince Faisal bin Fahd Stadium (Riyadh) këtë verë pritet të prezantohen të tjerë yje të Europës.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb