Legjendari Elton John, performoi koncertin e fundit në Mbretërinë e Bashkuar, turneun e tij botëror përpara mijëra fansave të adhuruar që e përshëndetën atë si ‘titullarin më të madh që ka parë ndonjëherë Glastonbury’.

Me familjen dhe miqtë e famshëm pranë tij duke përfshirë David Williams, Lewis Hamilton, Paul McCartney dhe Spice Girls, superylli u ngjit në skenën kryesore të festivalit të njohur si Piramida i veshur me një kostum floriri dhe syzet e tij të kuqe.

“Është një natë shumë e veçantë dhe emocionuese për mua, sepse mund të jetë koncerti im i fundit në Angli, kështu që më mirë të luaj mirë dhe akoma më mirë t’ju argëtoj ”, tha këngëtari teksa fishekzjarre të panumërta shumëngjyrëshe ndriçuan qiellin.

Ai e nisi koncertin dy-orësh me ‘Pinball Wizard’ në piano përpara se notat e ‘The Bitch Is Back’ të luheshin me yllin duke deklaruar se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të luante ndonjëherë në Glastonbury.

Gjatë mbrëmjes, ai ia dedikoi këngën e tij të parafundit “Don’t Let the Sun Go Down on Me” të ndjerit George Michael në ditëlindjen e tij të 60-të duke thënë: “Është një ditë shumë e veçantë sot, po pyesja veten se si do të ishte qasja.”

Sipas Daily Mail, Elton John mirëpriti në skenën e famshme Steven Sanchez, Jacob Loose dhe Brandon Flowers si dhe këngëtaren britaniko-japoneze të popit Rina Sawayama.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb