Presidenti rus Vladimir Putin dhe Yvgeny Prigozhin janë zhdukur prej 36-orëve të fundit pas rebelimit të grupit mercenar Wagner.
Siç raporton gazeta britanike “The Sun” , një mister po mbulon fatin e dy liderëve që e sollën Rusinë në prag të luftës civile në fundjavë. Sot është publikuar një fjalim i Putinit gjatë një forumi ndërkombëtar të industrisë rinore, por u pa specifikuar se kur dhe ku është filmuar.
Putin konsiderohet i “i zhdukur”
Pavarësisht videos që u publikua sot, presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet “i zhdukur”. Ai nuk ka dalë publikisht në 24 orët e fundit përveç një interviste të para-incizuar televizive për mediat shtetërore.
Sipas mediave të huaja, Putin besohet se është fshehur në strehën e tij të fshehtë ose në dy prej avionëve të tij presidencialë. Nga ana tjetër, zërat janë hedhur poshtë nga zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i cili ka thënë se lideri rus ndodhet në Kremlin.
(BalkanWeb)
