Tensione që në nisje të mbledhjes së Këshillit të Bashkisë Himarë ku pritet të bëhet konstituimi.

Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata.

Ndërkohë në mbledhje marrin pjesë i deleguari politik Blendi Klosi dhe deputetë të Vlorës, si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule si dhe ambasadorja e Greqisë, Konstantina Kamitsi. Kjo mbledhje nuk ka nisur si zakonisht, pasi kryetari i ri i zgjedhur më 14 maj, Fredi Beleri mungon, pasi ndodhet pas hekurave nën akuzën e blerjes së votave. Beleri, ndonëse kërkoi që të ishte prezente në mbledhje, GJKKO nuk ia pranoi kërkesën, ndërsa ai iu drejtua qytetarëve me një letër nga qelia.

Jashtë ambienteve të bashkisë ndodhen forca të shtuara policore, për të parandaluar çdo precipitim të situatës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb