Adrien Rabiot ka rinovuar me Juventusin. Lajmi është dhënë nga klubi torinez, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Mesfushori do të qëndrojë te “Zonja e Vjetër”, të paktën edhe një sezon.

“Juventus dhe Adrien Rabiot sërish bashkë! Adrien rinovon deri më 30 qershor 2024 dhe është gati të përjetojë më shumë emocione me fanellën e Juventusit. 177 paraqitje, 17 gola të shënuar dhe tre trofe të fituar ; Këto janë statistikat e mesfushorit” – shkruan ndër të tjera klubi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: