Zbulohen detaje të reja nga biseda e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në lidhje me kryengritjen e Wagner.
Udhëheqësi bjellorus, i cili veproi si ndërmjetës, i kërkoi Putinit të mos e vriste shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, ky nuk është problem. Ose me tentativën e parë ose me të dytën. Por më tej i kërkova të mos e bëjë këtë gjë”, tha Lukashenko duke folur me zyrtarët bjellorusë, sipas një video të transmetuar në Telegram.
Presidenti bjellorus konfirmoi se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi pasi mori “garancitë e sigurisë” të dhëna nga Putin gjatë një fjalimi të mbajtur ditën e djeshme.
(BalkanWeb)
