Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme policinë në Mitrovicën e Veriut.

Mediat në Kosovë, shkruajnë se Kurti është shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla. Ndërsa ka shpërndarë një video në Facebook, ka thënë se përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike.

Po ashtu kryeministri ka uruar festën e Kurban Bajramit, teksa ka shpërndarë edhe bakllava.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb