Bayern Munich është fiksuar pas idesë për të gjetur një “bomber” klasi, ky objektiv është jetik, për këtë arsye gjigandët gjerman janë të gatshëm të investojnë shifrat të rëndësishme për t’i vendosur në dispozicion trajneri Thomas Tuchel sulmuesin që dëshiron. Në këtë pikë të merkatos, duke iu referuar mediave gjermane, Bayern ka marrë në parim pëlqimin e dy sulmuesve më të mirë në qarkullim, Harry Kane dhe Viktor Osimhen, të dy lojtarët kanë rëndë dakord, por pengesë sigurisht mbeten klubet.

Sipas Sport1, Bayern ka marrë një tjetër refuzim nga ana e Tottenham për Harry Kane, pavarësisht se rritën ofertën e tyre deri në 93 milionë euro. Në këto kushte, Bayern ka kthyer edhe një herë vështrimin nga Victor Osimhen. Nigerin e josh shumë ideja për tu rikthyer në Gjermani, Bayern është një ekip luksi, mes tij dhe drejtuesve të klubit ka akord në çdo detaj, por dhe në këtë pistë pengesë mbetet klubi. Ndryshe nga Tottenhamm, Napoli është gati të lë të lirë Osimhen, por De Laurentiis kërkon 150 milionë euro. Bossi i Napoli është fiks në këtë pikë, ashtu si çmimi për Osimhen, e dëshironi, paguani 150 milionë euro.

Dy klubet, Bayern dhe Napoli janë përfshirë në negociata të vazhdueshme këtë verë pasi sipas gazetarit të njohur Fabrizo Romano, Bayern dhe Napoli kanë arritur akordin total për Kim. Qendërmbrojtësi ka bërë gati valixhet, do firmos në Mynih një kontratë 5-vjeçare, ndërsa do paguajnë direkt klauzolën e tij të largimit. Fabrizo Romano shton se nga Mynihu këtë verë do të largohet Lucas Hernandez, me francezin që ka mbyllur transferimin e tij te PSG.
(BalkanWeb)
