Kanye West po akuzohet për komente të reja antisemitike në një dokumentar të ri të BBC-së të quajtur “The Trouble With KanYe”.
Kanye “Ye” West është përballur disa herë me reagime të forta për komentet antisemite që ai ka bërë. Në “The Trouble With KanYe”, një dokumentar i ri i BBC-së që u shfaq premierë dje, më 27 qershor, ish-bashkëpunëtori i reperit Alex Klein detajon incidentet tronditëse që ai pati me Westin, të cilat nuk ishin zbuluar kurrë më parë.
“Kanye ishte shumë i zemëruar, e dini, ai thoshte ‘Më pëlqen të të godas me shuplakë’ dhe ‘Ti je njësoj si hebrenjtë e tjerë’ – ai pothuajse po kënaqej duke më ofenduar, duke përdorur ato fraza që më lëndonin mua.
Ish-bashkëpunëtori i West pretendon se deliri i reperit të famshëm u shkaktua nga vendimi i tij për të ndërprerë lidhjet me West, për shkak të deklaratave dhe shpërthimeve të tij antisemite në të kaluarën në rrjetet sociale.
Këto komente nuk janë befasi, pasi West ka pasur një vit të vështirë të mbushur me incidente dhe polemika. Në mes të divorcit nga ish-gruaja Kim Kardashian, ai sulmoi publikisht ish-partnerin e saj Pete Davidson duke bërë postime kërcënuese në rrjetet sociale.
Ai sulmoi publikisht edhe ish-gruan e tij dhe familjarët e saj të famshëm për arsye të ndryshme, përfshirë vendimin e Kardashian për të mos dërguar katër fëmijët e tyre në ‘Donda Academy’.
Kanye West Faces Fresh Antisemitism Accusations https://t.co/0EphFXa8J8 pic.twitter.com/xPhWL5VZnP
— Deadline Hollywood (@DEADLINE) June 27, 2023
Ai tha gjithashtu se nuk i vjen keq për tweet-et antisemitike që ndau në tetor 2022. Adidas u ndërpre, pasuar nga Foot Locker, Balenciaga dhe CAA, të cilat gjithashtu ndërprenë lidhjet me reperin, si dhe GAP. Ndaj intolerancës së muzikantit të famshëm kanë reaguar edhe një sërë personazhesh të njohur. Më në fund, zemërimi i publikut u intensifikua pasi West u fotografua i veshur me një bluzë “White Lives Matter” gjatë Javës së Modës në Paris në tetor të vitit të kaluar.
Në mars 2023, ai bëri një rikthim tronditës në Instagram me komente të çuditshme për aktorin Jonah Hill.
Askush nuk duhet të zemërohet kundër një ose dy individëve dhe ta kthejë atë në urrejtje kundër miliona njerëzve të pafajshëm ,” tha ai, duke ju referuar komenteve kundër hebrenjve të bërë nga West.
