Rusët po blejnë apartamente në Mariupol të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja. Reklamat për pronat në qytetin e pushtuar të Mariupolit po shfaqen në faqet e internetit dhe mediat sociale ruse, sipas raportit të Meduza-s.
Rreth 100 grupe thuhet se janë gjetur në VKontakte duke postuar reklama për blerjen, shitjen dhe marrjen me qira të shtëpive në qytetin ukrainas.
Mariupol u bombardua rëndë nga forcat ruse në vitin 2022, ku humbën jetën rreth 10 mijë njerëz. Sipas raportit të OKB-së, 90% e ndërtesave të banimit dhe 60% e shtëpive private u shkatërruan nga bombardimet ruse.
Një blerës potencial, i quajtur Olesya, tha se e konsideronte atë një “investim të mirë” dhe se një “e ardhme e shkëlqyer” e pret qytetin e pushtuar.
(BalkanWeb)
