Me të ardhmen te Manchester United që mbetet akoma enigmë, ka të reja të rëndësishme sa i takon jetës personale të Davide De Gea. Portieri i njohur është martuar me këngëtaren spanjolle Edurne Garcia, me të cilën ishte i fejuar prej 12 vitesh.

Në ceremoninë e mbajtur në Spanjë, siç shkruajnë mediat, nuk kishte më shumë se 80 persona. Çifti u takuan për herë të parë në dhjetor 2010 gjatë një regjistrimi të këngës së Krishtlindjes për të mbledhur para për fëmijët me kancer. Shtatë muaj pasi çifti u takua, David De Gea nënshkroi një marrëveshje transferimi për të luajtur për Manchester United për 18 milionë funte.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edurne (@edurnity)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: