BRITANI E MADHE

Dua Lipa dhe Romain Gavras u përfolën muaj më parë për një romancë të mundshme mes tyre, ndërkohë që më vonë dolën krah për krah njëri-tjetrit në festivalin e Kanës.

Ditën e sotme ka qenë vetë këngëtarja Dua ajo e cila ka postuar një foto me regjisorin e njohur, teksa i uron ditëlindjen në frëngjisht, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, zemër”.

Kujtojmë se i dashuri i saj është me origjinë franceze dhe se jeton dhe vepron prej shumë vitesh në Mbretërinë e Bashkuar. Ata arrijnë të tërheqin vëmendjen e mediave pas çdo gjëjë që hedhin së bashku ose pas çdo daljeje publike që kanë së bashku.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: