Të paktën 43 persona kanë mbetur të plagosur nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës duke përfshirë 12 fëmijë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i administratës ushtarake të Kharkivit, Oleg Sinegubov, i cili tha se mes të plagosurve janë 12, një fëmijë një vjeç dhe një foshnje 10 muajshe.
“Xhamat e 8 ndërtesave shumëkatëshe në qytet u dëmtuan. Përveç kësaj, katër makina u dogjën dhe një tjetër u dëmtua”, ka shkruar Sinegubov në Telegram.
Sipas Andriy Yermak, kreut të zyrës presidenciale të Ukrainës, rusët hodhën një predhë me eksploziv të lartë, e cila shkaktoi djegien e disa makinave dhe shkaktoi dëme në ndërtesat e larta.
(BalkanWeb)
