Në Paris është dita e Luis Enrique. Nuk ka më asnjë dyshim në këtë pikë. Sheiku Al-Khelaifi i beson stolin teknikut spanjoll me shpresën e madhe që të jetë i duhuri, të jetë ai trajneri që mund të sjell në Paris trofeun e Champions League. Luis Enrique do të prezantohet këtë të mërkurë në orën 14:00. Palët kishin gjetur prej kohësh akordin, por prezantimi mbahej peng nga Galtier, vetëm një ditë më parë, Al Khelaifi arriti të zgjidh kontratën me ish trajnerin. Luis Enrique rikthehet në stolin e një ekipi pas sezonit 2016-17 kur ishte në krye të Barcelonës, skuadër me të cilën fitoi dhe “Tripletën” e famshme. Përpara Barcelonës, Luis Enrique kishte drejtuar Romën dhe Celta Vigo, në rang klubesh.

Lequipe
Lequipe

Pas mbyllën çështjen e trajnerit, drejtuesit e PSG do të fokusohen te merkato, me mision të ndërtojnë edhe një herë nga e para një ekip konkurrues. Me Mbappe që është një çështje më vete, objekti i radhës i klubit francez është Bernardo Silva. PSG është fiksuar pas idesë për të pasur në skuadër yllin portugez. Pengesë në këtë pikë po bëhet Pep Guardiola pasi trajneri i Man.City nuk dëshiron të humbas një tjetër titullar pas Ilky Gundogan.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb