Inigo Martinez është zyrtarisht futbollisti i Barcelonës. Klubi bluagrana me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi mbylljen e marrëveshjes me mbrojtësin 32-vjeçar. Martinez firmosi një kontratë deri më 30 qershor 2025. Barcelona i ka vendosur një klauzolë largimi prej 400 milionë euro ish futbollistit të Athletic Bilbao. Pas Gundogan, Barcelona siguron afrimin e radhës në merkato.

Martinez
Martinez

Ndërkohë, rivalët e tyre të përjetshëm, Real Madrid, janë fokusuar në këto ditë të para korriku për të mbyllur transferimin e Arda Guler. Los Blancos nuk kanë ndërmend të përfshihen në negociata me drejtuesit e Fenerbahce, por do të paguajnë menjëherë klauzolën e tij të largimit, 17,5 milionë euro.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Klubi turk do të mbajë 20% të kartonit. Talenti turk shihet si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij, i shumë kërkuar nga disa ekipe të tjera, përfshi këtu edhe Milanin.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb