Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qeveria duhet të konsiderojë kontrollin dhe ndërprerjen e rrjeteve të mediave sociale “kur gjërat të dalin jashtë kontrollit” në vend.

Komentet e presidentit erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin platforma të tilla si Snapchat dhe TikTok për organizimin dhe inkurajimin e trazirave dhe dhunës pas të shtënave javën e kaluar të një adoleshenti gjatë një ndalese trafiku policor në një periferi të Parisit.

“Ne duhet të mendojmë se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale. Kur gjërat dalin jashtë kontrollit, ne mund të na duhet t’i rregullojmë ose t’i ndërpresim ato”, tha Macron.

Mirëpo kritikët pretendojnë se një vendim i tillë do ta vendoste Francën përkrah vendeve autoritare si Kina, Rusia, Irani dhe Koreja e Veriut në shqyrtimin e masave të tilla.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: