Presidenti francez Emmanuel Macron po përballet me një reagim të ashpër pasi kërcënoi se do të ndërpresë rrjetet e mediave sociale si një mjet për të ndaluar përhapjen e dhunës gjatë periudhave të trazirave. Macron është quajtur nga kritikët si autoritar.

Zyrtarët e Elysée dhe ministrat e qeverisë u përgjigjën sot duke këmbëngulur se presidenti nuk po kërcënonte një “mbyllje të përgjithshme” por me pezullim.

Komentet e presidentit erdhën pasi ministrat fajësuan të rinjtë që përdorin mediat sociale si Snapchat dhe TikTok për organizimin dhe inkurajimin e trazirave dhe dhunës pas vrasjes së një adoleshenti gjatë ndalimit të trafikut të policisë në një periferi të Parisit javën e kaluar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb