Shtyhet procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se Gjykata nuk legjitimoi avokatin Dorian Matlija për të mbrojtur 109 familjarë të viktimave apo të dëmtuar nga vepra penale.
Shkak për shtyrjen është janë bërë prokurat e reja të bëra vite më parë.
Avokati i disa prej të dërmuarve, Dorjan Matlija tha për mediat se iu është kërkuar që të sjellin prokura të reja. “Ky proces ka qenë i vonuar, dhe të paktën tani ka ecur. Dhe nuk dua që të bëhemi ne pengesë. Unë solla disa prokura, do të shohim, do t’i bëjmë gati për herën tjetër.”, tha ai.
(BalkanWeb)
