Manuel Ugarte është futbollisti më i ri i PSG. Klubi francez ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.Mesfushori nga Uruguaji ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën të paktën 5 sezone.

“Paris Saint-Germain është i kënaqur të mirëpresë Manuel Ugarte në skuadrën e ekipit të parë për sezonin 2023/24. Futbollisti i Uruguajit, i cili do të mbajë numrin 4, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare deri më 30 qershor 2028” – Shkruan klubi. Kujtojmë që PSG ka firmosur deri më tani me futbollistë si Asensio dhe Skriniar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: