Dy ndërtesa të një kompleksi banimi u shembën dje në një bashki në brendësi të Recife, kryeqyteti i shtetit brazilian të Pernambuco. Të paktën njëmbëdhjetë njerëz u varrosën nën rrënoja, sipas informacioneve fillestare nga policia.

Ndërkohë, dy gra u nxorën të gjalla, njoftuan ekipet e shpëtimit, sipas të cilave një ndërtesë u shemb plotësisht dhe një tjetër u shemb pjesërisht rreth orës 6.35 me orën lokale (11.35 me orën tonë) në Janga, një lagje e qytetit të Paulista.

Ndërtesat tashmë ishin klasifikuar si në rrezik shembjeje nga mbrojtja civile, por ato ishin ende të zëna, informoi komandanti i zjarrfikësve, Robson Roberto, sipas të cilit qentë e kërkim-shpëtimit kishin identifikuar tashmë se ku ka viktima të mundshme që kanë mbetur ende nën rrënoja.

Ngjarja ka ndodhur pas një nate me reshje të dendura shiu në Grande Recife, e cila është në një gjendje të rënduar për shkak të reshjeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb