Chelsea dëshiron Paulo Dybala. Kështu ka shkruar Mundo Deportivo, që bën me dije se trajneri i ri i bluve, Mauricio Pochettino, e ka futur Joya-n në listën e dëshirave të tij, pas lamtumirës së Mason Mount dhe Joao Felix. Anglezët mund të përfitojnë nga klauzola e lirimit në kontratën e argjentinasit dhe e vlefshme vetëm për skuadrat e huaja, me vlerë rreth 15 milionë euro.

Si duket, nuk është vetëm Chelsea në gjurmët e ish lojtarit të Juventusit. Sipas mediave spanjolle, edhe Paris Saint-Germain po merr informacionet e para për futbollistin dhe është gati të hyjë në një negociatë të mundshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: