Paulo Dybala dëshiron të qëndrojë te Roma. Pavarësisht zërave të fundit dhe thashethemeve të merkatos që e dergojnë në Londër te Chelsea, sulmuesi argjentinas duket i lumtur në kryeqytet.

“Dua që të qëndroj në kryeqytet. Jam mëse i motivuar për sezonin e ri. Jam i lumtur te Roma dhe i kënaqur që do të rifillojmë stërvitjen për sezonin e ri” – Tha ai. Dybala ka shënuar 12 gola në sezonin e parë nën drejtimin e Jose Mourinho.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: