Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden theu protokollin mbretëror gjatë takimit me mbretin Charles në Kështjellën Windsor të hënën.

Charles i bëri Biden-it një mirëseardhje mbretërore në Kështjellën Windsor, ndërsa ata mbajtën takimin e parë që nga kurorëzimi, ku Biden nuk mundi të ishte i pranishëm.

Ndërsa makina e Presidentit të SHBA-ve mbërriti në Kështjellën Windsor, Mbreti Charles e përshëndeti Biden me një shtrëngim duarsh.
Por thuhet se Biden theu protokollin mbretëror duke vënë rastësisht dorën mbi mbretin Charles gjatë takimit të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Eksperti dhe komentatori mbretëror Richard Eden i publikoi në Twitter fotot e mbretit Charles dhe Biden, duke thënë: “#JoeBiden duket se nuk është në dijeni të protokollit që ju nuk duhet ta prekni monarkun.“ Në fakt, Biden e shkeli dy herë protokollin mbretëror gjatë vizitës në kështjellën Windsor me mbretin Charles. Presidenti po ecte përpara mbretit Charles ndërsa dyshja inspektonte rojet e Uellsit. Gjë që bie në kundërshtim me rregullat mbretërore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb