Boris dhe Carrie Johnson janë bërë prindër të një djali. Në muajin maj, çifti njoftoi se ishte në pritje të fëmijës së tyre së tretë.

Ishte gruaja e tij, Carrie, ajo që bëri të ditur ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se fëmija ka lindur më 5 korrik në orën 9:15 të mëngjesit.

Çifti e ka quajtur të voglin Frank Alfred Odysseus Johnson. Carrie ndau edhe disa foto të vogëlushit ku ajo shihet teksa e mban në krahë si dhe një moment të ëmbël kur djali i madh, Wilfred, mbulon me batanije vëllain e vogël.

  • foto galeri
  • foto galeri

59-vjeçari dhe 35-vjeçarja janë prindër të tre fëmijëve, Wilfred, Romy dhe Frank. Ata janë martuar në maj 2021. Johnson ka edhe 4 fëmijë të tjerë me ish-gruan, Marina Wheeler, si dhe një fëmijë nga një lidhje dashurie.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb