Energjinë e saj do e transmetojë tashmë edhe përmes rreshtave! Artistja ndërkombëtare, Britney Spears do të sjellë në tetor librin e saj të parë të titulluar “Gruaja brenda meje”. Ky libër do të trajtojë në tërësi jetën e këngëtares dhe do të dalë në shitje në libraritë amerikane më 24 tetor.

Libri do të ketë një kopertinë provokuese bardh e zi, ku Spears shfaqet topless. Mediat e huaja shkruajnë se libri pritet të trajtojë tema të rëndësishme si kujdestaria ligjore, fama, amësia, por edhe aspekte nga jeta private si ndarja e saj e shumë përfolur me Justin Timberlake. Ndërsa, në mbyllje mësohet se do të shkruhet edhe për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.

Thuhet se për të realizuar këtë libër me historinë e Britney, artistja ka kërkuar ndihmën e shkrimtarit të njohur Sam Lansky, i cili është gjithashtu edhe gazetar i mirënjohur dhe ka shkruar edhe për yjet e njohur të showbizz-it Madonna, Nicki Minaj dhe Adele.

Britney Spears kishte menduar të shkruante kujtimet e jetës në një libër për një kohë të gjatë, veçanërisht pasi motra, Jamie Lynn Spears publikoi librin e saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb