TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook poston disa foto të cilat sipas tij, tregojnë ndërtimin e 4 kullave tek sheshi “Skënderbej”.
Sipas Berishës, kullat po i ndërton kompania 51N4E, tek e cila siç shton ai, është e punësuar vajza e gruas së kryeministrit. Berisha shtoi se e njëjta studio ka projektuar edhe shtëpinë e kryeministrit Rama në Surrel.
“Album me tre foto qe tregojne se:
Foto Nr 1 kater kullat qe do ndertohen ne sheshin “Skenderbej” sipas faqes zyrtare te kompanise 51N4E qe ka bere projektin.
Foto Nr 2 deshmon se Rea Xhillari, vajza e znj Linda Rama eshte e punesuar dhe paguhet ne borderone e kompanise 51N4E. Edhe kjo sipas faqes zyrtare te kompanise.
Foto Nr 3, Sarajet e Edi Rames ne Surrel te projektuara nga e njejta kompani. sb”,- shkruan Berisha në Facebook.
(ma.ar/BalkanWeb)
