Sassuolo synon që të jetë sa më në formë për sezonin e ri futbollistik. Skuadra nga Reggio Emilia, edhe pse po mendon për merkaton, fokusi është zhvendosur në fushën e lojës ku sot u luajt një ndeshje miqësore.

Sassuolo triumfoi me rezultatin e pastër 22-0 ndaj ekipit të Real Vicenza. Protagonist për ekipin e Alessio Dionisit ishte mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, i cili realizoi 3 gola, përkatësisht në minutat 49’, 64’ dhe 78’.

Bajrami pritet të jetë një pjesë e rëndësishme e grupit për sezonin futbollistik të Serie A. 24-vjeçari ka luajtur 18 ndeshje zyrtare deri më tani për Sassuolon!

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb